Ka përplasje pikëpamjesh në mes të mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket idesë së aplikimit të partneritetit publiko-privat edhe në fushën shëndetësisë, por të dyja palët nuk ia kanë studiuar deri në fund përfitimet dhe dëmet që mund të kenë pacientët
Delvina KËRLUKU
Shkup, 5 prill – Ministria e Shëndetësisë ka marrë hapin për reforma të reja në shëndetësi duke paraqitur Konceptin e partneritetetit publiko-privat. Një koncept për përforcimin e sistemit të shëndetësisë por edhe për harxhimin e mjeteve në mënyrë më racionale. Me këtë iniciativë, sipas ministrit Venko Filipçe, qytetarët ose pacientët nuk do të paguajnë para nga xhepat e tyre. Sistemi i pagesave do të mbetet krejtësisht i njëjtë, shkruan gazeta KOHA.
Mirëpo, shoqatat për shëndetësi edhe mjekët e kundërshtojnë këtë koncept, sepse më shumë është i dëmshëm se sa i dobishëm.
“Konceptet e partneritetit publik-privat dhe rajonalizimi nuk duhet të ngatërrohen. Partneriteti publiko-privat do të thotë se ne hapim dyert për shëndetësi private. Atje ku ka realizueshmëri (fisibilitet), për të investuar, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe i gjithë sistemi shëndetësor janë të përqendruar në blerjen e shërbimeve shëndetësore, ku është më profesionale dhe më e lirë për pacientët tanë. Kjo nuk do të thotë që pacientët do të paguajnë para nga xhepat e tyre. Sistemi i pagesave do të mbetet krejtësisht i njëjtë. Ne duam që aty ku është krijuar borxh, do të heqin shpenzimet e panevojshme, menaxhimin e panevojshëm të ndërtesës, investimet. Ne do të shpëtojmë nga ky sistem”, thotë Filipçe. Ai vë në dukje se rajonalizimi do të thotë se një spital do të mbulojë shërbimet për të gjithë rajonin, siç thotë ai, vendi ynë është shumë i vogël për të ofruar një nivel të mjaftueshëm të ekspertizës në disperzimin e institucioneve shëndetësore, duke përfshirë edhe spitalet. Nga Shoqata e mjekëve privat, për gazetën Koha, thonë duhet që më detajisht të shihen palët ndërvepruese, veçmas Fondi Shëndetësor dhe mjekët duhet të kenë qasje më efikase në të gjithë punën, sepse kemi përvojë të madhe në 26 vitet e fundit. Madje, shtojnë se qeveria edhe pse ka rrit tatimet për kokë pacienti në 55 denarë, nuk ka bërë asnjë investim në aparaturat, ose zgjerimin e institucioneve shëndetësore, ose edhe pagë evropiane, për doktorët. “Nëse në spitalet Fondi lëshon 8 milion euro, për një operacion për pacientin që operohet për zemrën, ka raste kur pacientët tregojnë se kanë paguar shumë shtesë dhe ky moment është tragjik”, tha Liljana Dervishova nga Shoqata e Mjekëve Privat. Ne duhet ti mbajmë mjekët në spitalet tona publike, shton ajo, sepse mbetemi pa doktor dhe nuk ka kush të bëjë operacionet. Nga ana tjetër oftamologu Bekim Tateshi thotë se ky koncept nuk është i pranueshëm, kur në institucionet shëndetësore publike ekzistojnë kuadër të mjekëve profesionist, që mund të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale.
“Nuk e shoh si të dëmshëm, por dobia e këtij koncepti është se partneriteti publiko – privat, pra ai privat të investojë për operacionet,të cilat nuk mund ti bëjmë në qendër klinike publike për shumë arsye. Këtu ndihmohet pacienti dhe familja e tij. Në të kundërtën nuk mund të investohet për operacionet që nuk ka nevojë, kur kryhet në institucionet shëndetësore publike. Ne kemi shembuj se në një spital privat pranojnë para nga Fondi i Shëndetësisë, për operacionet që bëhen në spitalet e shtetit, kjo nuk është e arsyeshme”, tha për gazetën Koha, dr. Bekim Tateshi. Gjithsesi, kjo tabu temë duhet të debatohet, që të ndërpritet mënyra e keqpërdorimeve, shton ai, sepse nuk mund të shkatërrohet një sistem shumë dekadash. Dhe ky vendim i ministrit është i përshpejtuar. Ndryshe, ky koncept sipas ministrit Filipçe do të shqyrtohet pas zgjedhjeve presidenciale, ku edhe do të punohet në studimet e fisibilitetit për partneritetin publiko-privat. (koha.mk)