Ekspertët sugjerojnë para se ti qasemi partneritetit privat publik patjetër nevojitet përgatitja e një studimi serioz fizibiliti që do të tregojë se sa shpaguhet realizimi tij
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 22 tetor – Posta e Maqedonisë pritet të jetë kompania e parë në pronësi të shtetit që do të shitet apo do ti ofrohet ndaj ndonjë partneri të jashtëm me modelin e partneritetit privat publik. Krahas Postë s që me vite shënon humbje, për një model të ri të punës përgatiten edhe kompani të tjera në pronësi të shtetit si Hekurudha e Maqedonisë – Transporti, që gjithashtu shënojnë humbje në punë n e tyre. Pritet që për partneritet privat publik të ofrohen edhe kompania EuroKompozit nga Prilepi që prodhon pajisje për industrinë ushtarake dhe fabrika Kolska nga Velesi që bën servisin e vagonëve transportues dhe të udhëtarëve që gjithashtu janë në pronë si shtetërore dhe me vite shënojnë humbje në punë n e tyre. Si kompani tjetër në pronë si të shtetit, për të cilën do të kërkohet menaxhment i ri është edhe Termo Centrali i Negotinës që më shumë se 10 vite nuk prodhon energji elektrike, dhe në fakt shërben si impiant rezervë i shtetit që në rast nevoje emergjente mund të prodhojë së rish rrymë. Ky kapacitet energjetik në të ardhmen mund të punojë në vend me mazut, me gaz pas inkuadrimit së vendit në korridoret e ardhshme energjetike. Ekspertë thonë se investimi i privatit në projekte të ndryshme në vend të shtetit, me të drejtën që të ekonomizojë me investimin për një periudhë të caktuar kohore, kërkon një kujdes më të madh për mbarëvajtjen e procesit.
NJË KUJDES MË I MADH PËR RREZIQET
Në ndërkohë, njohësit e kësaj problematike thonë se në kushte të rritjes së borxhit publik që ka arritur edhe kufirin prej 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që sipas kritereve të Mastrihtit, nuk duhet të tejkalohet, shteti duhet të mendojë të financojë projekte afatgjate edhe përmes partneritetit privato-publik. Mirëpo, shtojnë ato, një kujdes më i madh duhet ti kushtohet rreziqeve dhe mundë sive që ofrojnë projekte të tilla. Ekspertët shprehen se nevojitet që qartë të saktësohen të gjithë pjesët e marrëveshjes, përfshi edhe mbikqyrjen dhe kontrollin e implementimit të projektit. Sipas drejtoreshë së organizatës joqeveritare “Analitika” Tamara Mijoviq Spasova që me vite ndjek dhe analizon procesin e partneritetit privat publik në vend, një model i tillë i punës së ndërmarrjeve publike me probleme të ndryshme si dhe funksionimi i projekteve të ndryshme me kë të model, është mjaft i ndërlikuar për të menaxhuar.
“Nuk është e njejtë nëse jepet me koncesion një parking apo treg i gjelbër dhe një kompani në pronësi të shtetit. Andaj nevojitet që saktë të definohet se çka jepet për menaxhim partnerit të ardhshëm, të kihet kujdes me interesin privat dhe publik . Për shkak se partneri privat do të shikojë interesin dhe profitin e tij, ndërsa mund të mbesë shteti pa realizuar qëllimin e tij”, thotë Mijoviq për gazetë n KOHA. Sipas saj, para se ti qasemi partneritetit privat publik patjetër nevojitet përgatitja e një studimi serioz fizibiliti që do të tregojë se sa shpaguhet realizimi tij.
“Pra po për realizimin e partneritetit privat publik por jo me çdo kusht dhe vetëm në se maten mirë rreziqet dhe dobitë që sjell realizimi tij. Njëherazi edhe në kushte të rritjes së madhe borxhit publik duhet shikuar dhe analizuar se a shpaguhet më shumë të merren kredi komerciale për realizimin e ndonjë projekti apo më e levëridshme është që ato të realizohen me partneritet privat publik”, thekson Mijoviq. Ajo shton më tej se edhe mbikëqyrja e realizimit të projekteve të tilla lë për të dëshiruar për shkak se shpesh edhe konstatimet e Entit të Revizionit mbeten vetëm në letër dhe nuk veprohet më tej sipas gjetjeve të tyre. Gjatë realizimit të projekteve të partneritet privat publik, një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet edhe mbikëqyrjes së realizimit të tyre, nga fillimi deri në fund, për shkak se kur partneri privat hyn në partneritet me institucionet apo partnerin publik për të realizuar fitim , komunat, institucionet shtetërore, dhe ministritë janë ato që duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve .
Nga ana tjetër, analizat tregojnë se shembuj të projekteve të suksesshme të partneritetit privat publik në nivel lokal janë komunat Çair, Kavadar dhe Makedonski Brod për ndriçimin rrugor, Komuna e Ohrit-Tregu i gjelbër, Komuna e Aerodromit-Salla Sportive, komuna e Gjorçe Petrov-grumbullimi i mbeturinave, Komuna e Manastirit-Parkingu etj Në nivel qendror, aeroportet në Shkup dhe Ohër vlerësohen si projekte të suksesshme të koncesioneve apo PPP. Shembuj të realizimit të pasuksesshëm janë ndriçimi rrugor në Shën Nikollë për shkak se komuna nuk ka paguar obligimet ndaj partnerit privat. Ekzistojnë edhe dy shembuj të tenderëve të filluar dhe të papërfunduar si koncesioni për projektin e transportit të udhëtarëve në Shkup me tramvaj në formë të koncesioni si rrjedhojë e mungesës së ofertuesve. Nuk kishte interesim as për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parkut zbavitës në Shkup. Revizioni apo auditi shtetëror në raportin e vitit 2017 ka dhënë vërejtjet edhe për projektet me partneritet privat publik të ndërtesës afariste administrative të komunës së Kriva Pallankës për transparencën e tyre, vonesat në ndërtimin e parkingut nëntokësor në komunën Gjorçe Petrov, ndërtimin e kompleksit sportiv në komunën e Gazi Babës, për lirimin me 60 për qind të kompensimit të tokës në qytetin e Shkupit, e kështu me radhë .
SHEMBULLI I KEQ I SHQIPËRISË
Në Shqipëri në vitet e kaluara ka pasur një debat të nxehtë dhe kundërshtime për modelin e partneritetit privat që ka zhytur shtetin në borxh më të madh se një miliardë euro. Së bashku me koncesionet, PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 17 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për shkak të efekteve negative në borxhin publik dhe mungesës së analizës për projektet, kjo formë investimi rrezikon të minojë stabilitetin fiskal të vendit në afat të gjatë, thonë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2018, qeveria në Tiranë ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata koncesionare. Koncesionet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit shqiptar, vetë m vitin e kaluar 137 milionë dollarë. Në raportin e buxhetit faktik 2019, dorëzuar në Kuvend nga Ministria e Financave, theksohet se nga 14 kontrata koncesionare me partneritet publik privat, me mbështetje buxhetore u bënë pagesa për një periudhë 12-mujore për 10 prej tyre, ndërsa për 4 kontrata nuk u krye asnjë pagesë. Tabela e detajuar tregon se projektet e financuara janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, rruga e Arbrit, rruga Milot-Morinë, shërbimi i skanimit në dogana, check up, dezinfektimi i sallave kirurgjikale dhe ofrimi i shërbimit të dializës. Ndërsa projektet që nuk u financuan, pasi u mor vendimi nga qeveria për shtyrjen e tyre janë porti i jahteve Orikum -Dukat, rruga Milot-Balldren, ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore dhe ndërtimi i shkollave të arsimit parauniversitar në bashkinë e Tiranës.
Nga ana tjetër, ekspertja e financave Aurela Gjokutaj i sugjeron qeverisë shqiptare krijimin e modelit të një institucioni të pavarur që mund të disenjohet për Shqipërinë. “Qeveria mundet të marrë në konsideratë krijimin e një Agjencie për projektet infrastrukturore, të kryesuara nga profil i lartë politik pjesë e krahut qeverisës, Ministria e Financave, Ministria për Çështjet Ekonomike e Infrastrukturore, Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të atashuar nga Pushteti vendor, bota ekonomike, media dhe akademike, si dhe disa nga institucionet e linjës përgjegjëse për zhvillimin e infrastrukturës dhe të hyrave fiskale”, vlerë son Gjokutaj. Sipas saj, Agjencia duhet të sigurojë që të gjithë aktorët t’i përshtatin vendimet e tyre të infrastrukturës me strategjinë dhe objektivat e përgjithshme të qeverisë. Ajo duhet t’i japë prioritet projekteve dhe të veprojë si promotore e politikës për PPP për të kapëccyer inercionin burokratik. Vlera e parasë duhet të jetë baza për të zgjedhur projektet. Plotësimi i hendekut të financimit nuk duhet të jetë në vetvete motivimi kryesor për përzgjedhjen e PPP-ve si një mënyrë e konkurrimit. Gjithashtu, në vlerësimin e vlerës së parasë, agjencia duhet të marrë një qasje që merr parasysh vlerën aktuale të kostove dhe përfitimet e ardhshme shton ajo.
GATI PROPOZIM-LIGJI PËR PARTNERITET PRIVATO-PUBLIK
Ministria e Ekonomisë, me ndihmën e ekspertëve të Bankës Botërore dhe mbështetjen financiare nga Ambasada e Britanisë, përgatiti Projektligjin e parë për Partneritetin Publik Privat (PPP) në vend. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se përmes projektit “Forcimi i kornizës ligjore dhe politikës së PPP-ve dhe koncesioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është përgatitur një draft version i Ligjit për Partneritet Publik Privat, qëllimi kryesor i të cilit është të forcojë rolin dhe kompetencat e Ministrisë si subjekt mbikëqyrës në realizimin e projekteve PPP gjatë gjithë procesit të tyre, duke filluar nga fillimi deri në skadimin e kontratave të PPP-së. “Gjatë përgatitjes së kësaj rregulloreje në të kaluarën, si ministri kompetente kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Odat e Tregtisë dhe komunitetin e biznesit me qëllim që të kemi një kornizë ligjore, e cila do të jetë në interes të të gjithë pjestarëve të përfshirë, për të përcaktuar dhe qartësuar problemet me të cilat ata janë përballur deri më tani në Partneritetin Publik Privat në mënyrë që të përmirësojnë mundësitë për përdorimin e sektorit privat për shpërndarjen në kohë të shërbimeve publike më efikase dhe më të mira“, potencoi ministri Bekteshi. Ministri tha se ky projekt është filluar në korrik të vitit 2019 dhe zgjidhja ligjore e krijuar me mbështetjen e ekspertëve të Bankës Botërore iu dërgua të gjitha palëve të përfshira në mënyrë që të përputhen plotësisht me standardet më të mira botërore dhe praktikën ndërkombëtare për PPP në periudhën e ardhshme. (koha.mk)