Shkup, 16 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori pjesë në darkën solemne që u organizua me rastin e vizitës së lartmadhërisë së tij Eduard në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Koha.mk
Në darkë, siç qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, kryeministri Zaev dhe princi Eduard u ndalën në biseda të shkurtra me mysafirët, një pjesë e bursistëve të programit akademik Çivning të Britanisë së Madhe, përfaqësues të organizatave të cilat punojnë me fëmijë dhe të rinj, përfaqësues të gjeneratës më të re të sipërmarrësve të bashkësisë së biznesit, përfaqësues të organizatave me programe për të drejta të njeriut, si edhe përfaqësues të organizatave qytetare.
Në fjalimin e tij lartmadhëria e tij, princi Eduard, u falënderua për pritjen e ngrohtë në vend gjatë vizitës së tij të sërishme.
Në darkë kryeministri Zaev dhe princi Eduard kanë shprehur pajtim se partneriteti midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në sferat për të cilat dy vendet kanë interesa të përbashkëta. (koha.mk)