Sot, pas 25 viteve marrëdhënie bilaterale, Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia asnjëherë s’kanë qenë kaq afër. Unë jam veçanërisht e mahnitur që vizitoj Maqedoninë në një kohë kur ka shpresa të mëdha për ardhmëri të begatë dhe ndjej optimizëm e nxitje që ka hapësirë të arrihet po kjo ardhmëri për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Jemi përcaktuar të u përkrahim për ta bërë këtë realitet
Nga Theresa MAY
Në vitin 1993, teksa bota hamendej si të reagojë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Mbretëria e Bashkuar ishte një nga shtetet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë e cila sapo ishte pavarësuar.
Këtë vit, teksa shënojmë 25 vjetorin e po atij momenti të veçantë në historinë tonë të përbashkët, lidhjet mes Londrës dhe Shkupit janë më të forta se kurrë më parë – dhe jam shumë e lumtur që personalisht po vizitoj sot këtë vend të bukur.
Kur liderët botërorë diskutojnë Ballkanin Perëndimor, është lehtë të dekurajohesh nga një gamë e gjerë e mosmarrëveshjeve. Këta probleme mund të duken të vështira dhe shumë çështje të vështira mbeten të pazgjidhura sot, duke përfshirë konfliktin e brendshëm në rajon, krimin e rëndë dhe të organizuar, emigracionin e paligjshëm, terrorizmin dhe ekstremizmin.
Sigurisht, që ne duhet të u bëjmë ballë sfidave dhe të jemi vigjilent ndaj rreziqeve të jostabilitetit. Por, ne ndajmë ambicien për t’i ndihmuar Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor të sigurojë një të ardhme paqësore, të begatë dhe demokratike që qytetarët dhe komunitetet meritojnë.
Një Maqedoni që lulëzon stabilitet nuk është një e mirë vetëm për këtë shtet, por për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Kjo është arsyeja përse Mbretëria e Bashkuar e ka rritur mbështetjen programore që ia ofron Maqedonisë nga një milion në katër milionë funta. Ne duam t’i ndihmojmë Maqedonisë ta forcojë sundimin e ligjit, të rrisë qeverisjen e mirë dhe ta reformojë sektorin e sigurisë në përputhje me angazhimin e Kryeministrit Zaev.
E di që shumë njerëz këtu në Maqedoni dhe në Ballkanin Perëndimor janë shqetësuar nga ritmi i ngadalshëm i përparimit në aspekt të reformave kyçe që do të përmirësojnë jetën e të gjithëve. E kuptoj shqetësimin e tyre. Por, me vullnetin e duhur politik, përparimi mund të arrihet dhe të jetë i gjerë.
Vetëm shihni se çka ndodhi në këtë vend. Për shumë vite radhazi, rruga drejt reformës ishte e bllokuar nga një rrëshqitje e cila qëndronte në kapjen e shtetit, duke përfshirë këtu institucionet dhe gjykatat, mediumet dhe infektimi i shërbimit civil nga ndikimi i keq politik. Megjithatë, vetëm 18 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ne shohim një qeveri dhe parlament e cila punon shumë për ta forcuar demokracinë, mbështesë sundimin e ligjit, dhe të jetë në dispozicion të fqinjëve të saj.
Ne, poashtu shohim një qeveri e cila është e gatshme të angazhohet globalisht. Kur një armë kimike ruse ishte e shfrytëzuar në rrugët e një qyteti britanik në Mars, Maqedonia nuk u hamend të tregojë solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar, duke reaguar e mbrojtur rregullat ndërkombëtare me çka dëboi një diplomat rus. Për këtë, ne në Mbretërinë e Bashkuar jemi jashtëzakonisht mirënjohës.
Traktati i Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë i nënshkruar me Bullgarinë gjatë verës së kaluar shfaqi që Maqedonia është pro vlerave Evropiane, duke vendosur shembull për të tjerët në mbarë botën. Ne shohim përparim çdo ditë dhe në samitin e sotshëm në Sofje, unë do ta citojë Maqedoninë si një dëshmi e asaj çka mund të arrihet. Shpresoj të shoh përparim të mëtejshëm kur liderët nga i tërë rajoni mblidhen në Londër më vonë gjatë këtij viti, një mundësi për të gjithë Kryeministrat nga gjithë Ballkani Perëndimor të shfaqin angazhim mbi çështjet që kanë rëndësi në trajtimin e sfidave që në vazhdimësi paraqiten te vendet dhe individët.
Samiti i Londrës poashtu do të nënvizojë edhe angazhimin e Mbretërisë së Madhe për Maqedoninë dhe rajonin më të gjerë. Ne punojmë mbi tre qëllime: të forcojmë bashkëpunimin rajonal të sigurisë për të ndihmuar trajtimin kërcënimeve të zakonshme si korrupsioni dhe krimi i organizuar, të përmirësojmë stabilitetin ekonomik dhe mjedisin e biznesit dhe të nxisim bashkëpunim më të gjerë politik për t’i ndihmuar Ballkanit Perëndimor ti tejkalojë çështjet dhe sfidat e ndryshme që rrjedhin nga 30 vitet e fundit. Sot, pas 25 viteve marrëdhënie bilaterale, Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia asnjëherë s’kanë qenë kaq afër. Unë jam veçanërisht e mahnitur që vizitoj Maqedoninë në një kohë kur ka shpresa të mëdha për ardhmëri të begatë dhe ndjej optimizëm e nxitje që ka hapësirë të arrihet po kjo ardhmëri për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Jemi përcaktuar të u përkrahim për ta bërë këtë realitet.
(Autorja është kryeministre e Britanisë së Madhe. Gazeta KOHA mban të drejtën e botimit të shkrimit në Maqedoni)