Partia e Lirë Demokratike gjermane (PLD), e cila e mban çelësin për formimin e Qeverisë së katërt të Angela Merkel, kërkon të ndryshohet qasja ndaj Greqisë dhe anëtareve të tjera të falimentuara të Bashkimit Evropian dhe të vendoset procedurë për largimin e Greqisë nga Eurozona. Në intervistën për gazetën gjermane “Handelsblat”, e cila sot e transmetojnë mediat greke, lideri Kristijan Lindner deklaroi se ndryshimi i politikës gjermane ndaj Greqisë është kusht për hyrje të PLD-së në koalicion me Merkelin.
PLD ishte e katërta në zgjedhjet e paradokoshme, me shtatë për qind të votave dhe 94 deputetë në Bundenstang, dhe është pjesë kyçe nga koalicioni i planifikuar i cili duhet të udhëhiqet nga Demokristianët e Merkelit.
Lindner e akuzoi ministrin e deritanishëm gjerman të Financave Volfgang Shojble, se ka bërë shumë lëshime në negociatat me Greqinë, vceçanërisht pasi e aprovoi pakon e tretë të ndihmës financiare. Shoible tërhiqet nga funksioni që të bëhet kryesues me Bungestagun, edhe Lndleri insiston që partia e tij ta ndërmarrë Ministrinë e Financave në Qeverinë e ardhshme.
Plani i Lindlerit për Greqinë, të cilin PLD e promovoi edhe në tekst në fushatën zgjedhore, parashikon largimin e saj nga Eurozona. Jashtë Eurozonës, Greqia do të mund të shpallë falimentim për shkak të borxhit të saj të paqëndrueshëm, pas ç’farë një pjesë e borxhit do të mund të shlyhet nga ana e shteteve evropiane të cilat tani janë kreditorë kryesore grekë. Edhe pse jashtë Eurozonës, Greqia ndërkaq do të mund të mbetet anëtare e Bashkimit Evropian, vlerëson Lindler.