Partizani pranë eliminimit

25

Partizani e ka nisur si mos më keq aventurën e këtij sezoni në Europa League, duke u mposhtur në “Selman Stërmasi” 1-3 nga bullgarët e Botev Plovdivit.

Edhe pse Xhevahir Sukaj realizoi që në minutën e 5 për Partizanin, bullgarët treguan forcën e tyre duke arritur të barazojnë që në pjesën e parë me Kossoko.

Edhe me nisjen e pjesës së dytë, ishin lojtarët e Botev ata që kontrollonin lojën dhe ishin më të rrezikshëm. Megjithatë, Mazrekaj i Partizanit u shkëput bukur mbulimit të dy mbrojtësve bullgarë dhe më pas ndaj tij pati një ndërhyrje të dukshme të gabuar brenda zonës, por arbitri nuk mendoi se ishte 11-metërsh.

Në minutën e 62, Nedelev realizoi golin e avantazhit për Botevin, duke e mposhtur për herë të dytë portierin Hoxha me një goditje nga jashtë zone.

Por bullgarët nuk do ta mbyllnin këtu. Kossoko, lojtari që realizoi golin e parë, përfitoi në fundin e ndeshjes nga një gabim i mbrojtësit Atanda dhe pasi shmangu edhe portierin, shënoi edhe golin e tretë për bullgarët.

Një humbje e rëndë për Partizanin, duke bërë që kualifikimi të jetë një mision mjaft i vështirë, megjithëse janë edhe 90 minuta për t’u luajtur në Bullgari.

Comments are closed.