Derbi i kryeqytetit është veshur sërish i kuq, ashtu siç ka ndodhur thuajse gjithmonë gjatë viteve të fundit, teksa këtë herë ishte mesfushori Esat Mala ai që vendosi fatin e takimit më të rëndësishëm të Kategorisë Superiore.
Nën një atmosferë spektakolare në shkallët e stadiumit, skuadrat në fushë u përpoqën të bëjnë të njëjtën gjë, dhe arritën të prodhojnë një ndeshje shumë të luftuar.
Në përfundim të takimit, nuk ka polemika, me tifozërinë e kuqe që iu gëzua një fitoreje të merituar për atë që dha skuadra në fushën e lojës, ndërsa bardheblutë mbështetën deri në sekondat e fundit të besuarit e tyre, pavarësisht rezultatit.
Për Tiranën 90-të minuta luajti mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha, derisa në anën tjetër te Partizani u aktivizuan edhe Jasir Asani dhe Egzon Belica.