Të jemi të qartë, shoqëritë multikulturore nuk garantohen nga përbërja multikulturore e një partie të dhënë, jo jo, shoqëri vitale e funksionale multikulturoe garantojnë edhe partitë etnike që kontribuojnë përmbushjen e të drejtave të pashfrytëzueshme deridje dhe shfrytëzimit optimal të buxhetit funksional zhvillimor
Nga Adelina MARKU
Pothuajse qartësohet vizioni I shtetit ku jetojmë e pas shumë peripetive në politikën e brendshme e si rezultat në atë të jashtme , gjërat tregojnë një tendencë për t’u ulur në kolltukun e sigurisë. Nuk mund të them se ky është një fillim i ri për shtetin e shoqërinë ngase fillime të reja kemi patur vazhdimisht dhe ato I kemi kthyer pamëshirë në regrese të reja , prandaj e mësuar në këta kthesa, mbaj rezervë para dëshirës sime për zhvillim të shpejtë të mbarësisë në shtet. Më ndjeni, por atë nuk do e prekim shpejt!
Megjithatë mbarësia nuk të vjen nga qielli, atë munden vetëmse t’a projektojnë fuqitë e mëdha perëndimore të cilat i kanë ndihmuar pandalur stabilitetit e tansisë gjeografike të shtetit por ky projektim duhet të shndërrohet në reformë nga vetë neve brenda!
E vërteta është se çdo gjë ka të bëjë me cilësinë e reformës dhe mënyrën si implementohet ajo. Për t’a lexuar më thjeshtë këtë konstatim, i bie që ligjet të jenë sipas standardeve demokratike ndërsa implementimi I tyre si rezultat i një menaxhmenti përmbushës. Ose si i thonë, me rrëndësi është rruga jo qëllimi! E që të mos i lemë gjërat të na vijnë nga qielli, duhemi të bëhemi pjesëmarrës në implementim të ligjeve dhe shfrytëzim aktiv të buxhetit! Një e drejtë e pashfrytëzuar, që e fliste shpesh Arbën Xhaferi, mund të lexohet edhe si një buxhet i paimplementuar e varfërim në vijim! E kjo e dyta , do sjell edhe një ikje masive të të rrinjve jashtë! Mosha në institucione do bje si rezultat dhe e kam të vështirë të projektoj vitalizim ekonomie me resurse të mbijetuara krizave të ndryshme. Sado të kem dëshirën e mirë për të krijuar një vizion më shpresëdhënës, me këtë gojë flet pritja ime optimale !
Në shikimin tim e në analizën time, parashoh një cikël të shpeshtuar zgjedhjesh në shtet të cilat do ndikojnë përsëri në përzgjatjen e implementimit të pistës paravënëse në politikën e jashtme e atë të brendshme, prandaj tani është me rrëndësi që të shpëtohet e arrira. E arrira të shtrohet në qëllim strategjik! Ose më thjeshtë, është momentum kur nevojitet betonuar e arrira , sepse zhvillimi ekonomik është ende qëllim i largët! Përvoja nuk na krijon shumë shpresë; ajo na flet për shqelmim të arritjeve, dyndje thelbësore të tyre, zhagitje implementimi me dekada (Marrëveshja e Ohrit psh) e me gjasë është shumë e vështirë të betonohet stabiliteti politik me lojtarët e njëjtë të cilët janë sprovuar në imputim krizash të brendshme e me qëllim mbajtje pushteti. Po, kjo është një analizë goxha e rrënduar, biles edhe unë që e shkruaj, nuk dua t’a pëlqej!
Pa dashur t’i bëj qejfin vetes, për ndryshim kisha rekomanduar një dalje optimale nga kjo situatë, një “exit” akut – po ia vë emrin! Të jemi të qartë , partitë politike do e kenë në dorë cilësinë e demokracisë dhe ekonomisë në vend përherë – e kjo nuk është asgjë e re, këto janë rregullat e një sistemi pluralist apo, prandaj rekomandimi im është që partitë të bëjnë një reformë brenda rradhëve të veta! Reforma mund të jetë akute në dukje, e tillë që do mundësonte vitalizim radhësh e si pasojë idesh, por do ndihmonte që bazamenti i arritjes, sidomos në politikën e jashtme të thellohej e të betonohej mirë! Partitë kanë nevojë për ringjallje, e këtu posaçërisht në spikamë i vë partitë politike shqiptare , sepse në esencë janë ato që po humbasin elektoratin nga tendencat brenda dhe nga jashtë. Nga brenda, sepse ishim dëshmitarë të rrjedhjes së vrullshme të elektoratit shqiptar në parti deridje etnike maqedonase, dhe nga jashtë, sepse jemi dëshmitarë që potenciali votues po ik pamëshirshëm nga vendi! Nëse ky trend lejohet të vazhdojë e në emër të një fatalizmi, partitë politike shqiptare dalëngadalë do e humbin kuptimin e në mungesë idesh dhe kapacitetesh nga brenda! Të jemi të qartë, shoqëritë multikulturore nuk garantohen nga përbërja multikulturore e një partie të dhënë, jo jo, shoqëri vitale e funksionale multikulturoe garantojnë edhe partitë etnike që kontribuojnë përmbushjen e të drejtave të pashfrytëzueshme deridje dhe shfrytëzimit optimal të buxhetit funksional zhvillimor. Tanimë nga kjo moshë e nga kjo prespektivë më lejohet të them se liderët e partive politike shqiptare e kanë shumë të qartë se rrëndimi i kapaciteteve të përbrendëta në rradhët e tyre nuk është pasojë e fatalizmit madje as përllogaritjeve nga fuqitë e jashtme e konspiracion madje, por është pasojë e menaxhimit të gabuar. Konteksti i ri politik në vend, nevojitet kuptuar si exit -dalje e re për partitë politike shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut, sepse ky kontekst në të vërtetë ka përafruar votuesin pranë të drejtës që i takon e për mos e zhagitur mëtej, kjo e drejtë duhet vënë në kandar të barabartë me palën tjetër sa më shpejt! Ndryshe, regresi i radhës do pasojë po me vrullin formë mllefi të zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend!
Vitalizimi i radhëve të partive politike në vend, garanton kyçje në proces zhvillimor e jo rol vuajeri patetik…; rol ky në të cilin shpesh e vë veten edhe unë , por edhe ti I nderuar lexues!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)