Shkup, 5 qershor – Partitë më të mëdha politike parlamentare presin në thirrjen për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) ta paraqiten kandidatë cilësor, zgjedhja do të jetë me kohë dhe me koncensus që e kanë arritur për zgjidhje kalimtare të KSHZ-së të mundësohet funksionalitet në këtë trup, i cili krahas për zgjedhje është kompetente edhe për organizimin e referendumit dhe verifikimin e mandateve.
“Pres dhe besoj se procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së do të kalojë në mënyrë të rregullt dhe në afatin e paraparë me ligj dhe diku nga fundi i këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm tashmë do ta kemi përbërjen e re kohore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, deklaroi Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së.
Me thirrjen e djeshme të shpallur. KSHZ duhet të fitojë përbërje të re me mandat prej gjashtë muajve deri në momentin derisa rregullohen ndryshimet dhe plotësimet e pakos të ligjeve nga legjislacioni zgjedhor. Sipas zgjidhjes së tanishme ligjore, katër anëtarë do të jenë nga pushteti, tre nga opozita, prej ku do të jetë edhe kryetari i KSHZ-së.
Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se për momentin nuk dihet kush do të jetë njeriu i parë i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Tuntev potencoi se bëhet fjalë për marrëveshje koncensuale midis katër partime më të mëdha parlamentare – LSDM, VMDO-DPMNE, BDI dhe BESA të zgjidhet Komisioni Shtetëror Zgjedhor kalimtar sepse, siç shtoi , është e nevojshme si për të mirën ashtu edhe për të keqen dhe pa ekzistencën e tij disa procese edhe mund të bllokohen.
Rexhep Ismaili, koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së, prej ku e mbështesin zgjidhjen kohore për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, deklaroi se propozimi i tyre të ketë tre njësi zgjedhore.
Deputeti i BESA-s Fadil Zendeli, ndërkaq, tha se ata konsiderojnë se gjashtë njësi janë shumë për Maqedoninë si shtet i vogël sipas territorit dhe se angazhohen për një numër më të vogël dhe lista të hapura.