Përveç se për ngjarjet e “27 prillit”, Grupi punues për pajtim, reforma dhe integrim do të jetë në seancë të përhershme dhe do të identifikojë edhe burime tjera të konflikteve të cilat prodhojnë kriza politike, ndarje dhe mosbesim, përfshirë edhe grupet e tifozëve, koncensualitetin në politikat zhvillimore qeveritare, LGBT, procese të montuara politike, ligje reformuese, gjuhën e urrejtjes, skandalin me materialet e përgjuara, bashkëpunim ndërmjet pushtetit lokal dhe qendror, kodin penal dhe forma tjera të konflikteve.
Këtë sot e theksoi kryetrari i Grupit punues për pajtim Zekir Ramçilloviq pas përfundimit të seancës së parë të këtij nëngrupi për të cilën informoi se kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët dhe se kanë konfirmuar edhe se deri më 5 dhjetor duhet të dalin me propozim deri te Trupi koordinues për reforma, integrim dhe pajtim.