Partitë katalonase të cilat angazhohen për pavarësi sot e hodhën poshtë kornizën negociuese të propozuar nga Qeveria qendrore të Spanjës për zgjidhjen e krizës separatiste midis Madridit dhe rajonit të pasur verilindor të Katalonjës, kumtoi sot zëvendëskryeministrja Karmen Kalvo.
“Grupet të cilat angazhohen për pavarësi nuk e pranojnë kornizën që e propozuam”, deklaroi Kalvo në konferencë për shtyp pas seancës qeveritare.
Refuzimi i kornizës negociuese vjen në prag të votimit për buxhetin për vitin 2019, që do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa e cila, siç vlerësojnë mediat, me siguri do të dështojë pa mbështetjen e partive katalonase. (koha.mk)