Partitë kanë lënë shpenzime të pambuluara prej 6.676.000 denarë për zgjedhjet në vitin 2016

Shkup, 28 qershor – Gjithsej 3.676.000 denarë janë shpenzimet e pambuluara të të gjithë 11 partive politike të cilat kanë marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, ka treguar revizioni. Pjesa më e madhe e shpenzimeve, 75,32 për qind janë për reklamim të paguar politik.

Siç tha sot në konferencën për shtyp Mijallçe Durgutov, revizor i angazhuar për informim në Entin Shtetëror për Revizion, të ardhurat e përgjithshme të partive në fushatë kanë qenë 228.912.000 denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme 235.588.000 denarë.

Në pajtueshmëri të raportit të ESHR-së për vitin 2017 që e prezantoi Durgutov, janë reviduar 258.840.000 denarë të ardhura publike dhe 106.671.000 shpenzime publike. Në pjesën e furnizimeve publike janë konstatuar 63 konstatime të cilat u dedikohet parregullsive.

Durgutov për hollësi rreth raportit udhëzoi në internet faqen e ESHR-së ku ai do të publikohet, për herë të parë, siç theksoi, në tre gjuhë – maqedonase, shqipe dhe angleze.