Partitë kanë kohë një javë të gjejnë zgjidhje për Ligjin për gjuhët

44

Shkup, 7 mars – Pa marrëveshje politike dhe me prolongimin e tanipërtanishëm zyrtar njëjavor të zgjidhjes për problemin me mbi 35.000 amendamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve përfundoi tentimi i djeshëm tërëditor për evitimin e bllokimit të Parlamentit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mbrëmë tentoi të sqarojë përse dje nuk erdhi deri te zgjidhja për amendamentet për Ligjin për gjuhët, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Xhaferi tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për të vazhduar procedura sepse disa nga deputetët e LSDM-së u deklaruan se nuk do ta votojnë ligjin.

Xhaferi në emisionin “200” në TV Alsat tha se është i gatshëm të caktojë edhe një mbledhje në të cilën drejtpërdrejtë do të votohet për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u pranuar, me atë rast, shqyrtimi i 35 mijë amendamenteve të cilat VMRO-DPMNE-ja opozitare i parashtroi. Sipas Xhaferit, VMRO-DPMNE do të ketë të drejtë për vërejtje procedurale. Paralajmëroi se Kuvendi nuk guxon të jetë peng për askë.

Kryetari i Kuvendit u dha kohë një javë partive politike të gjejnë zgjidhje, sepse mundësitë të cilat i ka pasur ai si kryetar janë shterur.

Edhe krahas mospajtimeve lidhur me vendimin për mbi 35.000 amendamente, sipas Xhaferit koalicioni në pushtet nuk është i rrezikuar dhe do të vazhdojnë të gjitha proceset të cilat shumica parlamentare i ka në Kuvend, ndërkaq nga të cilat varet edhe funksionimi dhe mbështetja për vetë Qeverinë e kryeministrit Zaev.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dje theksuan se është kërkuar t’i tërheqin amendamentet, gjë që ata refuzuan, se problemi për mosfillimin e mbledhjes u krijua mes BDI-së dhe LSDM-së.

Deputetët e LSDM-së, ndërkaq, theksuan se dëshirojnë zgjidhje e cila do të brenda Rregullores, përkatësisht të hapet debat për amendamentet, e jo ashtu siç propozuan nga BDI.

Comments are closed.