Partia Socialistëve Evropianë: Refuzimi i negociatave, një zhgënjim i thellë

Bruksel, 18 tetor – Refuzimi i hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është thellësisht zhgënjyes dhe një mundësi e humbur për Europën, tha sot Partia e Socialistëve Evropianë (PES).

Socialistët europianë kanë qenë aleatë të përhershëm të të dy vendeve, pasi ato janë përpjekur për të procesin e integrimit evropian, transmeton gazeta KOHA.

Presidenti i PES, Sergei Stanishev, tha se Maqedonia dhe Shqipëria kanë punuar shumë për të kapërcyer çdo kusht të vendosur nga BE.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë punuar shumë për të kapërcyer çdo kusht të vendosur nga Bashkimi Evropian, kështu që është një shkak i zhgënjimit të thellë që vendimi për negociatat e pranimit është vonuar përsëri”.

Evropa ka humbur një mundësi të çmuar për të zgjeruar komunitetin tonë të vlerave të përbashkëta.

Ishin dy qeveritë progresiste në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut që i sollën kombet e tyre deri këtu.

Unë do të doja të inkurajoja dy kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev, të qëndrojnë të fortë. Unë mund t’u premtoj atyre që mbështetja nga PES do të forcohet.

Në një takim dje përpara samitit të Këshillit Europian, Stanishev dhe drejtuesit e familjes progresiste shprehën përsëri mbështetjen e tyre për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Në Këshillin Europian, përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit progresist të Finlandës, Antti Rinne, arritën ta mbajnë çështjen në rendin e ditës për ditën e dytë të samitit, kur u vendos që çështja të rihapet përsëri para samitit tjetër BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj të vitit të ardhshëm.(koha.mk)