Varshavë, 14 tetor – Partia në pushtet E drejtë dhe Drejtësi ka fituar në zgjedhjet në Poloni, duke i fituar 45 për qind të votave, treguan rezultatet preliminare.
Komisioni Zgjedhor Shtetëror polak ka publikuar se partia E drejtë dhe Drejtësi i ka fituar pothuajse 45 për qind të votave, përkundër 38 për qind në vitin 2015.
Deri më tani janë numëruar rreth 91 për qind e votave.
Rezultatet kanë treguar që partia e ish-kryeministrit, Jarosllav Kaçinski do të ketë shumicë në Kuvend.
Partia më e madhe opozitare, Koalicioni qytetar centrist, ka fituar pothuajse 27 për qind, ndërkaq blloku i partive të majta rreth 12 për qind.
Pason Partia Popullore Konservative Polake me nëntë për qind dhe Konfederata e Djathtë me 6,8 për qind të votave.