Londër, 13 dhjetor – Sipas rezultateve zyrtare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Britaninë e Madhe, Partia Konservative, e Boris Xhonsonit, ka arritur të sigurojë 365 vende të deputetëve, transmeton gazeta KOHA.
Përderisa Partia Laburiste, arriti të merr 203 ulëse (deputetë) në Kuvend, Partia Kombëtare Skoceze, 48 deputetë, ndërkohë Partia Liberale, 11 deputetë.
Ndryshe, kjo është një fitore bindëse e Partisë Konservative, gjegjësisht rezultati i katërt i tyre më i mirë nga viti 1935. Ata më tepër mandate të deputetëve fituan në zgjedhjet e vitit 1983 dhe vitit 1987, kur partinë e ka udhëhequr Margaret Thaçer, dhe në vitin 1959, në kohën e Harolld Makmilan. Nga ana tjetër ky është rezultati më i keq për Partinë Laburiste, që nga viti 1935.(koha.mk)