Sofje, 22 korrik – Partia më e madhe politike në Parlamentin e sapozgjedhur bullgar, “Ekziston një popull i tillë”, i fillon negociatat dhe konsultimet për formimin e Qeverisë.
Уdhëheqësia e “Ekziston një popull i tillë” tashmë ka dërguar letra për takim me liderët e Partisë Socialiste të Bullgarisë, “Ngrihu BG! Po vijmë” dhe “Bullgarinë Demokratike”.
Tani për tani vetëm GERB nuk ka marrë ftesë për negociata.
Sipas mediave bullgare, me siguri koalicioni qeveritar do të zgjidhej midis “Ekziston një popull i tillë”, “Bullgarisë demokratike” dhe “Ngrihu BG! Po vijmë!”.
Siç përkujton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Toshko Jordanov nga “Ekziston një popull i tillë” në fjalimin e tij të shkurtër para Parlamentit të zgjedhur bullgar, dje tha se në afat prej 15 ditësh do të bëhet më e qartë nëse do të ketë Qeveri ose zgjedhje të reja parlamentare dhe të tretat me radhë në Bullgari.
Sipas mediave të Sofjes, kjo do të thotë se, në rastin më të mirë, për Qeverinë e re bullgare mund të votohet rreth 5 gushtit. Nëntë vota që mungojnë nga ky koalicion potencial, sipas spekulimeve të ndryshme në media do të siguroheshin nga Lëvizja për drejtësi dhe liri.