Shkup, 8 janar – Partia Lidhja Demokratike (LD) e Pavle Trajanovit përmes një kumtese ka komentuar amandametet Kushtetuese të opozistës shqiptare, për të cilat thotë se janë propozime “nacionaliste” me të cilat po tentohet që të bllokohet procesi euro-atlantik i Maqedonisë, informon Koha.mk
“Për hyrjen në NATO dhe BE ekziston konsensus qytetar dhe politik, por kërkesat nacionaliste ekstreme të Besës dhe Aleancës për Shqiptarët për ndryshimin e Kushtetutës, të cilat nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Prespës, hapin dyshime për përcaktimin e tyre proevropian”, thuhet midis tjerash në kumtesën e partisë së Pavle Trajanovit. (Koha.mk)