Berlin, 16 dhjetor – Partia e të gjelbërve në Gjermani, ka dorëzuar kërkesë për vendosjen e të ashtuquajturës pasaporta “klimatike”, me të cilën personat të cilit ikin nga pasojat e ndryshimeve klimatike t’ju mundësohet shpërngulja në cilin do të vend të botës.
Partia e të gjelbërve, paralajmëron se për shkak të ndryshimeve klimatike mund të zhduken territore shtetërore, ndërsa si shembull i theksojnë shtetet ishuj në Paqësor.
Sipas tyre, zgjidhja është vendosja e pasaportës “klimatike”, me të cilin grupe të tëra të qytetarëve mund të shpërngulen nga një vend, në vendin tjetër të botës.
“Është e domosdoshme t’u ndihmohet atyre, ekzistenca e të cilëve është e rrezikuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe t’u garantohet e drejta e mbrojtjes”, thuhet në kërkesën e të Partisë së të Gjelbërve. Kjo në mënyrë të veçantë vlen për shtetet me shkallë të lartë historike ose aktuale të emisioneve të gazrave të dëmshme.
Nënkryetarja e Bundestagut, Klaudia Rot, vlerësoi se opsioni i vetëm do të ishte që atyre qytetarëve t’ju jepet shtetësi.
Këshilli shkencor i Qeverisë së Gjermanisë, vlerëson se deri në vitin 2050, nga 25 milionë deri në një miliard njerëz mund të jenë të detyruar të largohen nga shtetet e tyre për shkak të ndryshimeve klimatike.