Romë, 9 gusht – Partia qeveritare italiane Liga kumtoi sot se do të dërgojë propozim në Senat për votim të mocionit të Qeverisë dhe shpreson se vendi së shpejti do të dalë në zgjedhje.
“Ata që humbin kohë i shkaktojnë dëm vendit”, thekson Liga në kumtesën e saj.
Partia djathtiste e zëvendëskryeministrit Mateo Salvini e ka njoftuar dje kryeministrin Xhyzepe Konte se koalicioni i partisë së tij me Lëvizjen antisistemiste Pesë Yje të Luixhi di Majo është shpërbërë dhe është e domosdoshme sa më shpejt që është e mundur vendimin ta marrin zgjedhësit.
Parlamenti i Italisë momentalisht është në pushim veror, kështu që nga kryetari i Senatit varet nëse do të konvokohet seancë.
Shefi i shtetit italian Serxho Materala është i vetmi që ka ingerenca ta shpërbëjë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje.