Romë, 13 janar – Ish-kryeministri italian, Mateo Renci sonte kumtoi se i tërheq ministrat e partisë së tij “Italia Viva” nga Qeveria, që e lë koalicionin qeveritar pa shumicë në Parlament.
Vendimi i tij, i publikuar në konferencë shtypi, e shtyn Italinë në një kaos politik, ndërsa vendi po tenton të luftojë me pandeminë e koronavirusit.
Renci paraprakisht u kanos se partia e tij do të dalë nga Qeveria, i pakënaqur nga planet e kryeministrit Xhuzepe Konte për atë se si shpenzohen miliarda euro nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar ekonominë.