Sofje, 11 maj – Komisioni ekzekutiv i partisë në pushtet në Bullgari GERB sot do ta mbajë Kuvendin nacional. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja më pas do të zgjidhen zëvendësit e kryetarëve të GERB-it dhe anëtarët e rinj të komisioneve ekzekutive dhe kontrolluese. Delegatëve do t’u ofrohet të votojnë edhe për ndryshimin e statutit të partisë. Për shkak të gjendjes epidemiologjike, forumi do të mbahet përmes Internetit.
Pas zgjedhjeve parlamentare më 4 prill u fol për ndryshimet e mundshme në udhëheqësinë e GERB-it. Atëherë kryeministri dhe lideri i partisë në dorëheqje Bojko Borisov shprehu pakënaqësi nga rezultatet e tij në zgjedhje në Sofje, Burgas dhe Zagorë e Vjetër. Menda Stojanova, Krasimir Vellçev, Plamen Nunev sot do t’i lënë pozitat e tyre në udhëheqësinë e partisë. Pati edhe informacion jozyrtar në mediat bullgare se disa prej kryetarëve më të suksesshëm të komunave të GERB-it, Jordanka Fandakova dhe DImitar nikollov do të ndahen prej funksionit të tyre zëvendëskryetarë të partisë, por më pas, nga komenti i Bojko Borisovit u bë e qartë se Fandakova me siguri nuk është kandidate për kryetare komune e Sofjes dhe mund ta ruaj pozitën lidere në GERB.
Sipas statutit të GERB-it, Kuvendi kombëtar thirret të paktën një herë në katër vjet, ndërsa për herë të fundit ishte thirrur në vitin 2017.