Partia joformale e turqve bullgarë, Demokratë për përgjegjësi, transparencë dhe liri (DOST) sot kërkoi anulim të rezultateve nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Bullgari, që u mbajtën të dielën. Siç lajmëroi BTA, lideri i DOST, Lutfi Mestan në konferencë për shtyp në Sofje deklaroi se partia e tij konsideron se zgjedhjet e së dielës nuk ishin korrekte dhe transparente dhe se nuk janë zbatuar në pajtim me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor.
“Zgjedhjet u zbatuan në kushte të shkeljes së të drejtave zgjedhore të qytetarëve bullgarë”, deklaroi Mestan. Në zgjedhjet e së dielës, DOST fitoi diçka mbi 100.000 vota ose 2,86 për qind, me çka nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor prej katër për qind të nevojshme për të fituat mandate të deputetëve.
Para mbrëmjes së zgjedhjeve parlamentare, shumë anëtarë dhe ithtarë të partive dhe organizatave nacionale bullgare bllokuan disa vendkalime të kufirit midis Bullgarisë dhe Turqië, duke penguar autobusë me turq bullgarë të cilët jetojnë në Turqi që të hyjnë në vend dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. Organizatorët e bllokadave pohuan se transporti i turqve bullgarë është organizuar nga autoritetet e Turqisë me qëllim që ata të votojnë për partinë DOST, e cila vlen si e afërt deri te partia qeveritare turke e drejtësisë dhe zhvillimit (AKP) e presidentit Rexhep Taip Erdogan. Përndryshe “DOST” në gjuhën turke do të thotë “Mik”.