Tiranë, 29 qershor – Partia Demokratike e Shqipërisë nëpërmjet një video mesazhi i ka dhënë përkrahje për zgjedhjet parlamentare kandidatit për deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski.
– I dashur Timço, të dashur miq të VMRO-DPMNE-së, ju urojmë sukses të madhë dhe një fitore të madhe në zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm në vendin tuaj. Ju bëjmë thirrje që ta vazhdoni betejën për rrugëtimin evropjan të vendit tuaj, për rrugëtimin tonë të përbashkët evropian, si dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit thotë në në video mesazhin kryetari i Forumit Rinot të PD-së, Belind Këlliçi.
Mucunski në profilin e tij në Facebook e ka pëstuar video mesazhin duke e falenderuar kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe shtoi se vetëm duke e respektuar njëri-tjetrin, ne mund të ndërtohet miqësi të vërtetë me vendet fqinje për të mirën e rajonit dhe Evropës .
– Faleminderit Belind Këlliçit, kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe miqve tanë të cilët janë pjesë e familjes së PPE – Partisë Popullore Evropiane për mbështetjen e madhe që na japin.
Vetëm me fuqi të përbashkëta, duke shkëmbyer njohuri dhe përvoja, duke e respektuar njëri-tjetrin, ne mund të ndërtojmë miqësi të vërtetë me vendet fqinje për të mirën e rajonit dhe Evropës, thotë Mucunski në statusin e tij në Facebook.