Shkup, 21 nëntor – Kryetari Petre Shilegov në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit e informoi publikun se heq dorë nga pritja e Vitit të Ri 2018, dhe mjetet që janë planifikuar për organizimin e pritjes së Vitit të Ri do të dhurohen për bamirësi në Klinikën për sëmundje të mushkërive.
Në diskutimin për masat e para për ndotjen, Shilegov theksoi duke i ndjekur rekomandimet që të mos mbahen takime në ambiente të hapura, kjo ngjarje anulohet dhe u bëri thirrje sponsorëve t’i dhurojnë mjetet e planifikuara për festimin e kësaj nate për qëllime bamirësie.
– Unë do ta ftoj sponsorin kryesor Telekomin të bëjmë përpjekje që këto mjete të përfundojnë aty ku janë më të nevojshme – tha Shilegov në seancën e sotme të Këshillit.
Kjo është hera e dytë që festimi i Vitit të Ri është anuluar, prej kur vitin e kaluar i njëjti vendim u soll për arsye të ngjashme.
Aktivitetet festive të Vitit të Ri (si Bazari i punimeve të dorës, garat e gjyshit të Vitit të Ri, programi i fëmijëve etj) do të mbahen dhe së shpejti do ta informojmë publikun.