Shkup, 12 nëntor – Ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërime” ka prerë drunjtë në parkun tek poliklinika në Çair të Shkupit, ndërsa nga kabineti i kreut të Shkupit Petre Shilegov i kanë paralajmëruar në të ardhmen ti informojnë para se të vendosin për çdo prerje të drunjte. Qytetarët që jetojnë në atë rajon kërkojnë sqarim nga Qyteti i Shkupit përse është prerë gjysma e parkut, në kohën kur Shkupi ballafaqohet me ndotje të madhe të ajrit, njofton KOHA. Nga NP “Parqe dhe Gjelbërime”, thonë se i kanë prerë drunjtë pasi bëhej fjalë për trungje qe kanë qenë të rrezikshme. “Prerja është sipas programit të Qytetit të Shkupit. Bëhej fjalë për trungje të shtrembëruara të cilave shumë pak kohë u duhej të rrëzohen kah ndërtesat dhe mos dashtë Zoti mbi ndonjë njeri në park. Për shkaqe të tilla ne paguajmë dëmshpërblim tek qytetarët, para disa javësh paguam 1 milion denarë pasi një dru ka rënë mbi një veturë. Parashihet që në të ardhmen të prehen trungjet përballë ish Nova Makedonijës”, thotë drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime” Dushan Aviroviq. (koha)