Shkup, 30 tetor – Kuvendi i republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës 35-të dhe 34-të votoi ligje për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Prokurori Publike dhe Ligjit për procedurë penale, si dhe plotësime të Ligjit për gjykatat. Për ligjet për Prokurorinë Publike dhe për procedurë penale u votua me shumicë të dy të tretës nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe ato u miratuan me 84 vota “për” pa asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”. Të dy ligjet u harmonizuan midis deputetëve të pushtetit dhe opozitës gjatë dialogut që e zhvilluan në pranverën e sivjetme.
Me ndryshimet e Ligjit për Prokurori Publike mundësohet të formohet repart i posaçëm për hulumtim dhe ndjekje të veprave penale të të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut. Reparti do të ketë shërbim të posaçëm profesional dhe hetues të prokurorisë Publike nga qendra hetuese që do të formohet. Prokurorët publikë dhe udhëheqësi i repartit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë periudhës prej katër viteve me të drejtë për zgjedhje të sërishme. Për punën e tij reparti do të përgatisë raport vjetor që do ta dorëzojë deri te prokurori themelor publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, Këshillit të prokurorëve publikë, Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara të Ligjit për procedurë penale, madje, duhet të tejkalohen mangësitë ekzistuese në sferën e masave të posaçme hetuese, të cilat u locuan në raportet e organizatave ndërkombëtare, ndërsa posaçërisht u përpunuar në të dy raportet e ekspertit evropian Rajnhart Pribe. Në përfshirjen e policisë gjyqësore krahas personave zyrtare ekzistues, shtohen edhe persona zyrtarë të autorizuar të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët punojnë në zbulimin dhe denoncimin e veprave penale. Njëherë bëhet harmonizim i dispozitës për pezullim të paraburgimit lidhur me ankesën në pajtueshmëri me jurisprudencës së Këshillit Evropian për Të Drejtat e Njeriut.
Ligji për plotësim të Ligjit për gjykatat është gjithashtu pjesë e pakos së ligjeve për vendosje të mekanizmit për pjesëtarë të policisë dhe policisë së burgut. me nenin 1 nga ky Ligj përcaktohet kompetencë e re e repartit të specializuar gjyqësor kompetent për gjykim të veprave nga sfera e krimit të organizuar dhe korrupsionit për gjithë territorin e Maqedonisë në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup. Konkretisht, reparti do të mund të gjykojë për vepra penale të kryera nga nëpunës policorë, person i autorizuar zyrtar për siguri dhe kundërzbulim me autorizime policore, pjesëtarë të policisë financiare, me ligj persona të autorizuar të Drejtorisë Doganore të cilët punojnë në zbulim të veprave penale dhe persona të autorizuar zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët punojnë në zbulimin dhe hetimin e veprave penale ose pjesëtarë të policisë së burgut, gjatë kryerjes së aksionit zyrtar. Veprimi i dedikohet edhe për vepër penale e kryer jashtë shërbimit me përdorim të kërcënimit serioz, forcës, ose mjete për detyrim që për pasojë ka vdekje, lëndim të rëndë trupor, lëndim trupor, privim kundërligjor nga liria, maltretim dhe sjellje tjetër jonjerëzore ose nënçmuese dhe ndëshkim në qoftë se me ligj është paraparë ndjekje penale e paraparë sipas detyrës zyrtare.
Sipas qëndrimeve të prezantuara gjatë debatit, përmes vendosjes së mekanizmit të ri do të mundësohet edhe përforcim i kredibilitetit të policisë dhe transparencës së tij në përgjithësi, do të vendoset luftë efikase kundër veprimit joadekuat në sektorë të ndryshëm dhe do të sigurohet mbrojtje e të drejtave të njeriut.
Kuvendi duhet të vazhdojë me punë me seancën e 34-të pas pauzës treorëshe. Pika e vetme e mbetur e rendit të ditës është Propozim-vendimi për publikim të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit fhe gjashtë anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i dorëzuar nga deputeti Antonio Milloshoski.