Kiev, 4 tetor – Rada Supreme ukrainase miratoi një propozim ligj për vazhdimin e statusit special të Donbasit deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Projekt ligji në Parlamentin ukrainas që e parashtroi presidenti Petro Poroshenko, më 3 tetor nën shënimin “urgjent” u përkrah nga 245 deputetë.
Në dokument citohet se zbatimi i ligjit “do të kontribuojë në krijimin e kushteve të domosdoshme për vazhdimin e procesit për zgjidhjen paqësore të situatës në rajone të caktuara në Donjeck dhe Luganjsk dhe për sigurimin e rinovimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.