Ankara, 26 qershor – Parlamenti turk ratifikoi Ligj të ri për shërbimin ushtarak, me të cilin ulet periudha e shërbimit ushtarak për gjysmë, informon Anadollia.
Gjithsej 335 deputetë e miratuan Ligjin në Parlament, i cili numëron gjithsej 600 vende të deputetëve, 17 deputetë votuan kundër, ndërsa dy ishin të përmbajtur.
Ligji i ri e ul periudhën e shërbimit ushtarak prej 12 në 6 muaj, si dhe lirimin nga shërbimi ushtarak me pagesë si dispozitë permanente.
Sipas Ligjit të ri, nga shtetasit turk do të kërkohet që të kalojnë trajnim ushtarak njëmujor, ndërsa pastaj do të lirohen nga shërbimi ushtarak për pesë muajt tjerë me pagesë prej 31.000 lirave turke (5.371 dollarë).