Stokholm, 14 nëntor 2018 (MIA) – Deputetët suedez sot kanë hedhur poshtë qeverinë e propozuar të pakicës të partive të Moderuara të qendrës së djathtë dhe partisë demokristiane, me çka vendi nuk ka qeveri edhe pse zgjedhjet u mbajtën më 9 shtator.
Ulf Kristerson, lider i partisë nga të Moderuarit e qendrës së djathtë, ka humbur në votimet në Parlament, ku 195 deputetë votuan “kundër” koalicionit të propozuar, ndërsa 154 janë prononcuar “për” nga gjithsej 349.
Kundërshtarët e koalicionit kanë deklaruar se votimi për qeveri do të nënkuptonte dhënie ndikim një Suedie të orientuar kundërt emigrantëve, forcë e tretë politike, pasi Qeveria do të varej nga mbështetja në Parlament.
Votimi i sotëm është i pari nga katër të mundshmet para se kryetari i Parlamentit, Andreas Norlen të mund të shpall zgjedhje të reja.
Me Suedinë për momentin udhëheq qeveria e përkohshme e kryeministrit Stefan Leven. Pas zgjedhjeve të 9 shtatorit, blloku i majtë dhe i djathtë mbetën në “pat pozicion”, ndërsa demokratët e orientuar kundër emigrantëve janë në gjendje të mbajnë baraspeshën e forcës.
Lideri i bllokut të bashkuar opozitar të qendrës së djathtë dhe partive të Moderuara, Kristerson tentoi, por nuk arriti të formojë qeveri.
Blloku i bashkuar në Parlament ka votuar kundër Levenit, por nuk arritën pajtueshmëri se kush do të mund ta zëvendësojë atë.