Madrid, 29 tetor – Parlamenti Evropian sot votoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për edhe gjashtë muaj, që do t’u japë autoriteteve lokale autorizime shtesë për kontroll të valës së dytë të epidemisë së koronavirusit.
Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të mbetet në fuqi deri më 9 maj.
Spanja është një ndër vatrat më të mëdha të koronavirusit në Evropë, me më shumë se 1,1 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 35.000 raste të vdekjes.
“Jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur pas përpjekjeve shumë mujore dhe viktimave dhe se nuk mund ta bëjnë atë që e kanë bërë më herët – t’i përqafojnë familjet dhe miqtë. Por, nuk është koha që t’i lehtësojmë masat, para nesh janë javë dhe muaj shumë të rënda”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Salvadoro Ila.