Lubjanë, 16 janar – Parlamenti slloven sot e refuzoi nismën e dy partive që të mbahet referendum në të cilin do të vendoset për pranimin apo refuzimin e paktit global për migrime, gjegjësisht të deklaratës së Marakeshit.
Nismën e shtruan Partia Demokratike Sllovene e Janez Janshës dhe Partia Kombëtare të cilët e propozuan pyetjen për referendumin: – A jeni për atë që Sllovenia të qaset drejt Marrëveshjes globale për migrim të sigurt dhe të rregulluar ligjor me të cilin barazohen migrimet legale dhe ilegale?
Këshilli parlamentar për politikë të jashtme pas debatit katërorësh vendosi se një propozim i tillë nuk është adekuat për fillimin e procedurës ligjdhënëse për shpalljen e referendumit.
Për propozimin votuan vetëm përfaqësues të të dyja partive parashtruese.
Paraprakisht, shërbimi juridik i Parlamentit vlerësoi se pyetja e referendumit është “e paqartë” dhe prandaj nuk mund të parashtrohet në referendum. Ata shtuan se vendime për pranimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare sjellin qeveria dhe parlamenti.