Tiranë 16 janar – Në seancë të jashtëzakonshme Parlamenti shqiptar me vota të shumicës qeveritare zgjodhi ministra të rinj në Qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Para votimit seancën e braktisën deputetët e opozitës, prejse nuk u ishte pranuar kërkesa të debatojnë rreth propozimeve.
Prej sot Erjon Braçe është zëvendëskryeministër i ri, Besa Shahini, ministre e Arsimit, Anila Denaj ministre e Financave dhe Ekonomisë derisa Belinda Baluku ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Bledi Çuçi është ministër i Bujqësisë, Elva Margariti ministre e Kulturës, Eduard Shalsi është ministër i ri shtetëror, derisa Elsa Spiropali ministre në lidhje me parlamentin, resor të cilën sërish e ktheu Rama.
Resori ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme mbetet i zbrazët, prejse presidenti Ilir Meta nuk firmosi dekret të këtij funksioni paralelisht me atë kryeministror ta kryejë Rama. Paraprakisht Meta nuk e firmosi dekretin shef i diplomacisë të jetë kosovari Gent Cakaj.
Ky është rikonstruimi i parë themelor i Qeverisë pas formimit në shtator të vitit 2017.