Tiranë, 14 shkurt – Kuvendi i Shqipërisë me 130 vota “pro” e ratifikoi Protokollin inkuadrues për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Seanca plenare e Kuvendit të Republikë së Shqipërisë, filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat në aksidentin në fshatin Llaskarcë.
Në seancë morën pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ambasadori Danço Markovski.
Kryetari i Parlamentit shprehu kënaqësi që Parlamenti shqiptar është mes parlamenteve të para që e ratifikoi këtë protokoll dhe se Maqedonia e Veriut ka kaluar në një sërë sfidash deri në këtë moment.
“Kjo qasje u realizua falë Marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve tona fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Kjo nuk do të ishte e mundur pa vullnetin politik dhe inkurajimin dhe emancipimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Më paraqet kënaqësi që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është një nga parlamentet e para që e ratifikojnë këtë protokoll, që do të mundësojë qasje të Maqedonisë së Veriut në NATO. Ky hap i madh u mundësua përmes Marrëveshjes së Prespës. Parlamentet e dy vendeve treguan përgjegjësi të madhe politike, duke nënkuptuar se moskuptimin e ka ruajtur peng miqësinë mes dy vendeve, si dhe rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Ruçi. (koha.mk)