Tiranë, 29 tetor – Parlamenti shqiptar me 97 vota e hodhi poshtë dekretin e presidentit Ilir Meta për rishqrtim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor, të miratuara nga shumica pa pëlqimin e opozitës jashtëparlamentare.
Me këtë kodi i ri zgjedhor hyn në fuqi në mënyrë automatike, sepse nuk nevojitet nënshkrim i presidentit.
Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit me propozim të shumicës në pushtet ishin miratuar në seancë plenare më pesë tetor, pa pëlqimin e opozitës jashtëparlamentare, pas çka presidenti Meta e ktheu në shqyrtim të serishëm.
Për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, ai kërkoi mendim nga Komisioni i Venecias, por kryeministri Edi Rama ia ktheu se nuk ka kohë që të presë ndërsa mendimi i komisionit do të shqyrtohet për zgjedhje të tjera e jo për ato parlamentare, të caktuara për më 25 prill.
Rama nuk ndërroi mendje as për kërkesën e eurokomisarit për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Oliver Varheji i cili kërkoi nga Parlamenti shqiptar që ta presë mendimin e Komisionit të Venecias.