Shkup, 24 shkurt – Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi për në ora 21 e ka caktuar seancën plenare për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, informojnë nga Kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi, transmeton gazeta KOHA.
Ndërkohë, pas dy ditësh debat të ashpër, Komisioni parlamentar për çështje të rregullores, mandateve dhe imunitetit mbrëmjen e së shtunës nuk solli vendim për kërkesën e Gjykatës Penale për miratimin e paraburgimit për deputetin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski për shkak të dyshimit për involvim në ngjarjet e 27 prillit.
Votimi ishte i barabartë, gjegjësisht katër vota ishin “pro” dhe katër “kundër” që do të thotë se tani vendimin nëse duhet t’i merret imuniteti i deputetit Veljanoskit do të duhet ta sjellë Parlamenti. (koha.mk)