Shkup, 16 maj – Parlamenti të enjten në suaza të seancës së 97-të miratoi tre ligje në lexim të tretë që ishin kthyer në Parlament sepse ish presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë dekretet për hyrjen e tyre në fuqi, raporton Koha.mk
Në seancë janë miratuar Ligjet për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.
Këto janë një pjesë e ligjeve të cilat ishin miratuar në periudhën e kaluar, por nuk hynë në fuqi për shkak të mosnënshkrimit të dekreteve nga ana e Ivanovit. me arsyetim se nuk do të nënshkruajë asnjë ligj me emrin e ri të vendit. (koha.mk)