Shkup, 22 maj – Deputetët në seancën e sotme me shumicë prej dy të tretash i votuan ligjet reformuese nga sfera e sigurisë të cilat janë të rëndësishme për vendin në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s, njofton Koha.mk
Me pakot e miratuara në sektorin e sigurisë pritet t’i jepet fund koncentrimit të forcave të policisë sekrete, ndërsa të krijohet shërbim jashtë politikës dhe partive në funksion të mbrojtjes të shtetit, si dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Në kuadër të kësaj seance Parlamenti solli vendim për shpalljen e thirrjeve publike të shoqatave nga sfera e të drejtave të njeriut, e drejta policore dhe gjyqësori. (koha.mk)