Parlamenti i Japonisë ka miratuar një projektligj i cili parashikon hapjen e rrugës për tërheqjen e Perandorit Akihito nga froni. Sipas Ligjit të miratuar në Parlament, perandori 83-vjeçar duhet të lërë postin brenda 3 vitesh. Perandori Akihito la të kuptojë gjatë një fjalimi në muajin gusht se dëshiron të largohet nga froni për arsye shëndetësore. Ai do të jetë i pari pas 200 vitesh që do të bëjë këtë veprim.