Teheran, 1 dhjetor – Parlamenti iranian sot e miratoi propozim-ligjin për ndërprerjen e inspektimeve të KB-së në objektet bërthamore në vend dhe kërkoi qeveria ta përforcojë pasurimin me uranium, nëse nënshkruesit evropian të marrëveshjes bërthamore nga vitit 2015 nuk i shfuqizojnë sanksionet për sektorin e naftës dhe bankierisë.
Miratimi i ligjit, i cili kërkon miratimin e Këshillit të gardianëve të revolucionit, tregoi mosbesimin e vendit pas vrasjes së shkencëtarit të njohur bërthamor iranian disa ditë më parë, raportuan mediat amerikane.
Lideri suprem fetar i Iranit, ajatollah Ali Hamnei, e ka fjalën e fundit në politikën bërthamore.
Numri përfundimtar i votave u publikua menjëherë, por, siç njofton agjencia IRNA, 251 deputetë në parlamentin 290 anëtarësh paraprakisht gjatë ditës së sotme u prononcuan të votohet për ligjin, pas së cilës shumica vendosën të brohorisin “Vdekje për Amerikën” dhe” Vdekje për Izraelin”.
Projekt-ligji u jep vendeve evropiane afat një muaj për të lehtësuar sanksionet mbi sektorin kryesor të naftës dhe gazit të Iranit dhe për të rivendosur hyrjen në sistemin bankar ndërkombëtar.
Projekt-ligji do të rrisë pasurimin e qeverisë me uranium në 20 për qind, e cila është nën pragun për armët bërthamore, por më i lartë se pragu për përdorimin civil, dhe centrifugat e reja do të porositen në uzinat bërthamore Natanc dhe lokacionin nëntokësor Fordo.