Teheran, 7 prill – Parlamenti iranian sot e mbajti mbledhjen e parë pas një pauze disajavore për shkak të koronavirusit, përhapja e të cilit në vend vazhdon të ulet.
Në mbledhje morën pjesë mbi dy të tretat e deputetëve, por pa kryetarin e parlamentit, Ali Larixhani, i cili është i infektuar me koronavirus dhe ndodhet në mjekim.
Mediumet iraniane lajmërojnë se rreth 30 për qind e deputetëve, në parlamentin që numëron 290 deputetë, janë të infektuar me virus.
Në Iran në 24 orët e fundit vdiqën 133 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave tani paraqet 3.972 persona. Të infektuar janë 62.589 persona, prej të cilëve 27.039 janë shëruar.
Autoritetet iraniane nuk vendosën karantinë në asnjërin qytet, por u bënë thirrje qytetarëve të dalin sa më pak nga shtëpitë. (koha.mk)