Parlamenti i Venezuelës i ka kërkuar Qeverisë që të shpallë ambasadoren e BE-së në vend Isabell Brilante Pedros për “persona non grata” në përgjigje të sanksioneve të BE-së ndaj Karakasit.
“Votoj me të dy duart që ambasadorja e BE-së të shpallet persona non grata dhe që të rishikohen kushtet për misionin e BE-së në Venezuelë”, tha kryetari i Kuvendit Horhe Rodrigez.
Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet kundër zyrtarëve të qeverisë Venezuelës. Lista e zezë përfshiu 18 persona të tjerë, përfshirë kryetarin e Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës Indira Alfonso, nënkryetarin e Këshillit Zgjedhor Leonardo Morales, komandantin e Operacioneve Strategjike të Forcave të Armatosura të Venezuelës, admiralin Remixhio Çebalos Içaso, si dhe anëtarët të Kuvendit dhe gjykatës. Kështu, janë përfshirë gjithsej 55 persona në listën e sanksioneve të BE-së kundër Venezuelës.