Shkup, 26 dhjetor– Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 77-të në propozim të Qeverisë i shkarkoi Aksel Ahmedovskin nga funksioni ministër pa dikaster për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e situatës së romëve në Republikën e Maqedonisë dhe Adnan Qahil nga funksioni i ministrit pa dikaster i obliguar për investime të huaja në Qeveri.
Kryeministri Zoran Zaev, në elaborimin e propozimit tha se shkarkimi është jashtëzakonisht për arsye politike dhe sipas vendimit të dy partnerëve të koalicionit në Qeveri.
“Unë jam i kënaqur nga puna e ministrave dhe besoj se në të ardhmen do të gjejmë mënyrë si të vazhdojë ky bashkëpunim. Shpresoj se Parlamenti do të japë mbështetje në propozimin për shkarkim, ndërsa në pikën e dytë nëse do të ndodh kjo do të jap propozim për kandidatët e rinj për këto dy vende”, tha Zaev.
Deputeti Ilija Dimovski, tha se elaborimi nuk është mirë dhe është i nevojshëm shkarkimi të jetë në bazë të analizës për punën e tyre.
Deputeti Samka Ibraimovski u bëri thirrje deputetëve të opozitës që ta respektojnë dhe mbështesin propozimin dhe vendimin e partisë së tij për shkarkimin e Aksel Ahmedovskin.