Ndërkohë nga gjithsej 120 deputet të përbërjes së re Parlamentare, gra do të jenë vetëm 43. Në këtë përbërje numri i grave ka rënë për dy deputet në krahasim me përbërjen e fundit ku numri i grave ishte 45
Zenel MIFTARI
Shkup, 27 korrik – Pasi që Gjykata Administrative i hodhi poshtë të gjitha 185 paditë nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe konfirmoi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndërkohë KSHZ edhe zyrtarisht shpalli rezultatin e zgjedhjeve dhe gjatë fundjavës deputetët të cilët kanë fituar ulëse në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, u pajisën me certifikatat e mandatit të tyre.
Certifikatat e mandatit të tyre, nga KSHZ nuk i kanë tërhequr vetëm deputetët e koalicionit të Aleancës Alternativës, deputetët e të Majtës (Levica) dhe PDSH-së.
Përbërja e re Parlamentare që doli nga zgjedhjet e 15 korrikut është e 10-ta me radhë. Në këtë përbërje të re, partitë shqiptare si kurrë më parë në historinë e pavarësisë së RMV-së dolën me 32 deputet shqiptar, por fatkeqësisht nga ky numër kaq i madh i deputetëve shqiptar i cili u llogaritë si numër historik vetëm shtatë prej tyre do të jenë gra. Ndërkohë nga gjithsej 120 deputet të përbërjes së re Parlamentare, gra do të jenë vetëm 43. Në këtë përbërje numri i grave ka rënë për dy deputet në krahasim me përbërjen e fundit ku numri i grave ishte 45.
Përbërja e Parlamentit, tani është e ditur me ndryshime të vogla që do të kemi pas formimit të Qeverisë së re. Por duke u bazuar në këtë përbërje deputetja më e re e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë nga radhët e koalicionit mes Aleancës dhe Alternativës, Artina Qazimi e cila është 23 vjeçare dhe deputetët më të vjetër do të jenë Stojan Milanov dhe Ilija Nikolovski, të cilët kanë nga 72 vite.
SEANCA KONSTITUIVE
Sipas kodit zgjedhore, 20 ditë pas zgjedhjeve apo më së voni deri më katër gusht, kryetari i Parlamentit duhet të thirr deputetët e zgjedhur për ta konstituuar Parlamentin e ri. Për shkak krizës shëndetësore me virusin korona kësaj here Parlamenti do të funksionoj me rregulla të veçanta. Për herë të parë konstituivi i parlamentit nuk do të bëhet në sallën plenare, ku rresht për 30 vite dhe në nëntë përbërjet e kaluara është shfrytëzuar nga deputetët. Kësaj radhe për shkak rekomandimeve për të mbajtur distancën për të mos përhapur virusin korona seanca konstituive do të mbahet në sallën e madhe me kupolë. Në sallën e madhe me kupolë, deputetët do të votojnë me ngritjen e dorës, për shkak se në sallën në fjalë nuk ka të instaluar sistem të votimit elektronik. Ashtu edhe siç është paralajmëruar, duke e pasur parasysh situatën aktuale me virusin korona, numri i gazetarëve që do të ndjekin konstituimin e Parlamentit do të jetë i kufizuar dhe puna e Parlamentit do të mund të monitorohen drejtpërdrejt përmes kanalit parlamentar, i cili do të transmetoj konstituimin e Parlamentit drejtpërdrejt. Kryetari i Parlamentit në shkuarje, Talat Xhaferi, për media ka thënë se kryetari i Komisionit për sëmundje infektive ishte në Parlament për të rishikuar protokollet e punës dhe kushtet për punë gjatë konstituimit të Parlamentit. Ai ka potencuar se seancën konstituive do ta thërret në afatin e paraparë në kodin zgjedhor.
DEPUTETËT E RINJ
Koalicioni Mundemi, i udhëhequr nga LSDM, ka fituar 46 ulëse në përbërjen e re Parlamentare dhe do të përfaqësohet nga këta deputet në Parlament: Nga njësia e parë zgjedhore: Nikolla Dimitrov, Milla Carovska, Damjan Mançevski, Monika Zajkova, Darko Kaevski, Goran Misovski, Kastriot Rexhepi dhe Marija Georgievska.
Njësia e dytë zgjedhore: Oliver Spasovski, Sanja Llukarevska, Muhamed Zeqiri, Daniella Markovska, Martin Kostovski, Ljatife Shikovska dhe Bastri Bajrami. Njësia e tretë zgjedhore: Lupço Nikollovski, Jagoda Shahpaska, Sashko Nikollov, Maja Moraçanin, Nenad Kociq, Sonja MIhajllovska, Lupço Ballkovski, Marija Angellova dhe Ilija Nikollovski. Njësia e katërt zgjedhore: Zoran Zaev, Sonja Mirakovska, Mile Talevski, Daniella Koleva, Panço Minov, Marija Kostadinova, Kostadin Kostadinov, Lolita Ristova, Pavle Trajanov dhe Kole Çarakçiev Njësia e pestë zgjedhore: Radmilla Shekerinska, Jovan Mitreski, Bisera Stojçevska-Kostadinova, Llaze Tanevski, Beti Naumovska-Rabaxhievska, Enes Ibrahim, Bobi Mojsoski dhe Zhaklina Llazarevska. Njësia e gjashtë zgjedhore: Bilall Kasami, Fanica Nikollovska, Bejxhan Iljas dhe Fadil Zendeli.
Ndërkohë koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në zgjedhjet e 15 korrikut fitoi 44 deputet dhe deputet e këtij koalicioni do të jenë: Njësia e parë zgjedhore: Gordana Siljanovska – Davkova, Timço Mucunski, Sinisha Stojanovski, Beti Stamenkovska-Trajkovska, Lupço Dimovski, Lupço Prenxhov dhe Velika Stojkova-Serafimovska. Njësia e dytë zgjedhore: Vllado Misajllovski, Rashela Mizrahi, Brane Petrushevski, Ivan Soiljkoviq, Zhaklina Peshevska, Darko Kostovski dhe Bojan Stojanovski. Njësia e tretë zgjedhore: Igor Janushev, Ivan Jordanov, Bllagica Llasovska, Ivanka Vasilevska, Stojan Millanov, Igor Zdravkovski, Mile Lefkov, Nikolla Micevski, Daniella Hristova dhe Marija Petrushevska. Njësia e katërt zgjedhore: Aleksandar Nikollovski, Ane Llashkoska, Dajanço Eftimov, Eli Panova, Zoran Jovançev, Petar Risteski, Zdravko Trajanov, Angelina Petkova, Zllatko Penkov dhe Jadranka Pockova. Njësia e pestë zgjedhore; Igor Durllovski, Antonio Milloshoski, Sillvana Angelevska, Kiril Pecakov, Jovan Jauleski, Ollga Llozanovska, Gjorgjija Stojkovski dhe Lidije Petkovska. Njësia e gjashtë zgjedhore: Dafina Stojanoska dhe Aleksandar Veljanovski.
Në anën tjetër BDI, ka garuar e vetme në zgjedhjet e 15 korrikut dhe ka fituar 15 deputet në Parlament, e cila do të përfaqësohet nga këta deputet: Njësia e parë zgjedhore: Izet Mexhiti dhe Arben Ziberi. Njësia e dytë zgjedhore: Arbër Ademi, Berat Ajdari dhe Merita Kollçi-Koxhaxhiku. Njësia e pestë zgjedhore: Talat Xhaferi, Ismail Jahoski dhe Arbana Pasholli. Njësia e gjashtë zgjedhore: Ali Ahmeti, Florin Besimi, Arta Bilalli-Zendeli, Naser Nuredini, Bajram Rexhepi, Vjollca Ademi dhe Bajram Kadrija.
Koalicioni i dy partive shqiptare mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë fituar 12 ulëse në përbërjen e re Parlamentare dhe ky koalicion do ti ketë këta deputet: Njësia e parë zgjedhore: Skender Rexhepi dhe Abdulla Saliu. Njësia e dytë zgjedhore: Afrim Gashi, Elmi Aziri dhe Safije Sadiku Shahini. Në njësinë e pestë zgjedhore ky koalicion do të ketë vetëm Syrija Rashidi-n. Njësia e gjashtë zgjedhore: Zijadin Sela, Adnan Neziri, Ilire Dauti, Hysni Ismaili, Halil Snopçe dhe Artina Qazimi.
Partia E Majta (Levica), ka fituar vetëm dy deputet, atë nga njësia një zgjedhore: Dimitar Apasiev dhe nga njësia tre zgjedhore Borisllav Krmov.
Me vetëm një deputet ka mbetur PDSH-ja, ku ka fituar vetëm kreu i kësaj partie Menduh Thaçi, në njësinë e gjashtë zgjedhore. (koha.mk)