Kishinjev, 3 dhjetor – Kuvendi i Moldavisë sot miratoi një ligj me të cilin merret kontrolli mbi shërbimet e inteligjencës nga presidentja e zgjedhur Maja Sandu dhe i transferohen Parlamentit, njofton agjencia TASS.
Paraprakisht, Sandu vendimin për marrjen e kontrollit të saj ndaj Shërbimit të inteligjencës dhe sigurisë e quajti “tentim për uzurpimin e pushtetit” dhe pengimi i saj në ushtrimin e funksionit si presidente.
Mijëra mbështetës të presidentes të sapozgjedhur të Moldavisë protestuan sot kundër planeve të parlamentit për të marrë kontrollin ndaj shërbimeve të saj të inteligjencës, vetëm disa javë para se ajo të vinte në pushtet.
Sandu, ish ekonomiste e Bankës Botërore që mbron lidhjet më të ngushta me BE, e fitoi presidentin pro-rus Igor Dodon në zgjedhjet e muajit të kaluar, por ende mbizotërohet nga deputetët e Partisë Socialiste që mbështesin Dodon.
Socialistët argumentojnë që kontrolli mbi shërbimet e inteligjencës, duke pasur parasysh që Moldavia është një republikë parlamentare, duhet t’i dorëzohet parlamentit.
Protestat u zhvilluan përpara ndërtesës së parlamentit, derisa deputetët po zhvillonin debat të nxehtë mbi ndryshimet e diskutueshme të ligjit.