Barcelona, 12 nëntor – Parlamenti rajonal i Katalonjës sot miratoi Rezolutë me të cilin Qeveria katalonase dha aprovim për vazhdimin e procesit të ndarjes nga Spanja, edhe pse paraprakisht Gjykata Kushtetuese paralajmëroi se një rezolutë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Spanjës dhe e njëjta mund të ketë “pasoja penale”, transmeton gazeta KOHA.
Në propozimin e Kandidaturës antikapitaliste për unitet popullor, (KUP) e cila kërkoi menjëherë të themelohet Republika e Katalonjës, kryetari i Parlamentit të Katalonjës, Rozher Torent, i cili po ashtu është ithtar i pavarësisë, e miratoi votimin.
Në tekst përmendet “zbatim konkret i së drejtës për vetëvendosje”. Për këtë rezolutë votuan anëtarët e koalicionit të Qeverisë – E majta republikane katalonase dhe Së bashku për Katalonjën, si dhe KUP, me çka siguruan 72 vota nga gjithsej 135. Kundër u shprehën partitë të cilët e mbështesin tërësinë e Spanjës dhe ata fare nuk votuan.
Rezoluta në fjalë nuk është e obligueshme juridikisht, por më tepër është hap simbolik me të cilin Qeverisë së Katalonjës i jep “dyer te hapura”, për të vazhduar rrugën drejt pavarësisë.
Në zgjedhjet parlamentare të Spanjës, të zhvilluar të dielën, partitë të cilën janë për pavarësinë e Katalonjës, fituan 47 për qind të votave dhe 23 deputetë. Nga ana tjetër, partitë të cilët janë për tërësinë e Spanjës fituan 25 deputetë, dhe ata do të jenë të zgjedhurit e popullit në Parlamentin e Spanjës, i cili ka 350 vende.
Propozim – rezoluta për vetëvendosje të Katalonjës ishte dërguar dhe aprovuar me 29 tetor në Parlamentin e Barcelonës, me çka Gjykata Kushtetuese e Spanjës dy herë radhazi ua tërhoqi vërejtjen se votimi apo miratimi eventual do të mund të shkaktonte pasoja, për shkak se është në kundërshtim me ligjin. Qeveria e Spanjës ka dërguar ankesë deri te Gjykata Kushtetuese dhe kërkoi të ndalohet votimi i rezolutës. Votimi i sotëm ishte paraparë për ora 13, por Torent e zhvendosi për ora 9 të mëngjesit, me qëllim që ndërkohë Gjykata Kushtetuese mos ta ndalojë votimin.
Gjykata Supreme, gjykatësi i së cilës me 14 tetor shqiptoi 12 aktgjykime për funksionarë katalonas, atëherë theksoi se në Kushtetutë nuk ekziston “e drejta për vetëvendosje”, në të cilën thirren ithtarët e pavarësisë. Nëntë funksionarë katalanas u dënuan nga 9 deri në 13 vite burg. Kjo shkaktoi protesta, në kuadër të të cilës ithtarët për pavarësi sot e bllokuan vendkalimin kufitar mes Spanjës dhe Francës, duke protestuar për “aktgjykimet e padrejta”.
Katalonja me 7,5 milionë banorë nga viti 1978 ka qeverinë e saj, parlamentin, policinë dhe spitalet. Ndërsa, gjuha katalanose është zyrtare në institucionet e atjeshme. Qeveria qendrore e Spanjës, në Madrid udhëheq me politikën e jashtme, mbrojtjen dhe politikën fiskale.(koha.mk)