Asnjë pikë në tre ndeshje, ishin tepër të rënda për Egjiptin që u rikthye në Botëror pas 28 vjetësh, ndërkohë trajneri Hector Cuper dha dorëheqjen pas humbjes së tretë radhazi. Gjithsesi në Egjipt ka dyshime të tjera. Për këtë Parlamenti i afrikano-veriorëve ka hapur një hetim në lidhje me paraqitjet zhgënjyese të kombëtares së tyre.
- Fakti kryesor që do të hetohet është se pse Federata zgjodhi Grozni si bazë qëndrimi, kur stadiumet ku u zhvilluan ndeshjet ishin shumë larg kryeqytetit të Çeçenisë.
- Po ashtu në hotelin ku u akomodua kombëtarja e Egjiptit janë parë shumë hyrje dalje të personave të famshëm që takonin Salah, dhe kjo ka ndikuar në shpërqendrimin e lojtarëve dhe objektivit, që ishte Botërori.
- Por, më tepër ushtrohet presion mbi faktin pse Salah u lejua të merrte pjesë në darkë me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili i dha edhe titullin “qytetar nderi” sulmuesit të Liverpool. Pas asaj darke u krijuan shumë situata negative që përfshinë lojtarët dhe stafin, kjo mund të ketë ndikuar edhe te ekipi që nuk arriti të marrë asnjë rezultat pozitiv, përveç dy golave të shënuar nga Salah.