Parlamenti hungarez u mblodh sot në seancë plenare në Budapest me qëllim që të zgjedhë shef të shtetit. Për këtë funksion do të zgjidhet midis dy kandidatëve. Kandidati i partisë qeveritare DIFWS Janosh Ader dhe kandidati i opizitës së majtë -ish obdusmeni Laslo Majteni.
Presidenti hungarez do të zgjidhet me votim sekret, ndërsa fitues do të jetë ai që do të fitojë dy të tretat e votave. Nëse nuk arrihet të zgjidhet në raundin e parë, do të mbahet raundi i dytë i votimit dhe president do të jetë ai që do të fitojë shumicë të thjeshtë.