Parlamenti hungarez i ndaloi qasjen e kameramanes, e cila u bë e njohur për nga shqelmimi i emigrantëve në kufirin me Serbinë, pasi gjatë intervistës fyeu një deputet. Shefi i shërbimit për media në Parlament Zoltan Silagji dje bëri të ditur se ndalesa për qasjen e Petra Laslos do të jetë në fuqi deri në fund të sesionit parlamentar të vjeshtës, që përfundon nga fundi i dhjetorit.
Ajo punon për një faqe interneti proqeveritar, ndërsa në incizimin e ditës së hënë u zu me një deputet në Partisë Djathtiste Ekstreme Jobik. Silagji tha se nuk dëshiron të bisedojë me gazetarë nga ueb faqja pestisracok.hu, sepse i vlerëson për “propagandues” qeveritar. Laslo në janar ishte dënuar me dënim me kusht prej tre viteve për shkak të sjelljes së pahijshme, pasi në vitin 2015 ishte incizuar si shqelmon emigrantë në kufirin me Serbinë. Gjatë incidentit, kameramania punonte për televizionin e afërt me Jobikin.