Tiranë, 16 prill – Parlamenti Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të “kriminalitetit të shtuar shqiptar” në këtë vend, transmeton KOHA.
“Ky votim i hap rrugën qeverisë së Holandës për t’iu drejtuar Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Evropian”, bëri të ditur televizioni i Tiranës Top çenëll.
Ishin 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.
Pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.
Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë. (koha.mk)